​Covid-19, rritje e lehtë e rasteve aktive

Aktuale

​Covid-19, rritje e lehtë e rasteve aktive

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 21.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.490 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.813 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.278 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,806 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat