​Tri raste të reja e tre të shëruar nga Covid 19

Aktuale

​Tri raste të reja e tre të shëruar nga Covid 19

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja më Covid 19.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 91 mostra të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 3 persona që kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.

Sa i përket procesit të vaksinimit gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 13 qytetarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat