Kuvendi mban nesër seancë plenare, në rend dite 15 pika

Aktuale

Kuvendi mban nesër seancë plenare, në rend dite 15 pika

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:37
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi nesër do të mbajë një seancë plenare nga ora 10:00, ku në rend të ditës do të jenë 15 pika:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

Votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

Propozimi i GP “Multietnik” dhe i GP-LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat