Osmani s’e dekreton Kryeprokurorin e ri: Është absurde të dekretohet një proces që po kalon në gjykata

Aktuale

Osmani s’e dekreton Kryeprokurorin e ri: Është absurde të dekretohet një proces që po kalon në gjykata

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:54
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cilëson si absurde dekretimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit.

Kjo për faktin se sipas saj, procesi po kontestohet në gjykatat e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar edhe në takimin e fundit por edhe me shkrim. Është absurde të pritet që të dekretohet një proces i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës”.

“Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji e unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, është shprehur Osman.

Kujtojmë se Blerim Isufaj ishte personi me më së shumti pikë në listë për tu bërë Kryeprokuror, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme ankesën e prokurorëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.

Kushtetuesja konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterur mundësitë ligjore përpara se rastin ta çojnë në Kushtetuese, duke i shpallur kështu kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale.

Aktualisht, Blerim Isufaj është Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat