Bislimi dy ditë në Serbi, PDK: Jo që po ulen në tavolinë, po edhe në Beograd po shkojnë

Aktuale

Bislimi dy ditë në Serbi, PDK: Jo që po ulen në tavolinë, po edhe në Beograd po shkojnë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:15
Ariana Musliu-Shoshi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të shkojë nesër në Beograd të Serbisë.

Rrjedhimisht, ai është bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb që nga përfundimi i luftës së fundit.

Zëvendësi i Kurtit të enjten do të jetë prezent në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.

Përveç kësaj, ditën e premte, Bislimi do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë  “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.​

E për këtë çështje ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Lëre se po ulen në tavolinë me Serbinë po edhe në Beograd po shkojnë. #prioritetet #dialogu7”, shkroi ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat