Shpërthen zjarr në barakat e banimit privat në hapësirat e QKUK-së.
Sot rreth orës 15:30, ka shpërthyer një zjarr në barakat e banimit privat që janë në hapësirat e QKUK-së, afër Klinikës së Pulmologjisë.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ( QKUK), njofton se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe ekipit të zjarrfikësve, zjarri është shuar, e që ka mundur të paraqesë rrezik të madh për objektet spitalore.
Detajet tjera do të bëhen të ditura nga organet policore që me ekipet e tyre kanë dalë në vendin e ngjarjes, thuhet në komunikatë.