Sheholli për targat: Çfarë nuk u bë për këta dy muaj, nuk mund të bëhet as për dhjetë

Aktuale

Sheholli për targat: Çfarë nuk u bë për këta dy muaj, nuk mund të bëhet as për dhjetë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:50
Fatmir Sheholli

Çështja e targave po tenton të kthehet në çështje politike. Kështu thotë drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndërtenike, Fatmir Sheholli.

Sipas Shehollit, qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti nuk dihet, por nëse dëgjohen aleatët amerikanë nuk i bie keq.

“Por po shihet se definitivisht që kjo çështje aq e thjesht teknike po do të krijohet çështje politike. A do të veprojë Kurti në bazë të referencave dhe sugjerimeve siç po thotë presidentja, të faktorit ndërkombëtar, ne sot ndoshta nuk mund të japim qëndrim të qartë, për arsye se kemi vetëm deklaratë, nuk kemi vendim të Qeverisë. Por edhe nëse i ngojmë aleatët tonë, veçanërisht aleatë amerikanë, kur nuk ju ka rënë keq”, tha ai.

Por Sheholli thotë se ajo çfarë nuk është krijuar për këta dy muaj, nuk mund të krijohet për 10 muaj, pasi siç thotë ai, serbët e veriut janë nën ndikim të grupeve kriminale të Serbisë.

Kurti i ka bërë thirrje disa herë qytetarëve të Kosovës që mbajnë targa tjera si KS, GL, PR, etj, t’i konvertojnë ato në targa legale të Kosovës RKS.

Për këtë është vendosur edhe afati i fundit 31 tetor 2022. Teksa përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së kanë kërkuar shtyrje të këtij afati për dhjetë muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat