Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha se në qoftë se dokumenti franko-gjerman pranohet nga kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, atëherë Kosova do e marrë një status i cili bie ndesh me rendin kushtetues.
Berisha tha se me dokumentin franko-gjerman, Asociacioni i komunave serbe do ketë mundësi të ndikojë në politikbërjen e Kosovës.
“Kurti e Vuçiqi si dy shpëtimtarë, janë të luhatur të dy, edhe Vuçiqi në Serbi edhe Kurti në Kosovë. Të dy pranojnë një alternativë që është ofruar si ky i fundit franko-gjerman dhe do t’i japin Kosovës një status të tillë që është ndesh me rendin kushtetues.
Mbajeni mend që ato komuna me dokumentin franko-gjerman do kenë mundësi të ndikojnë vazhdimisht në politikbërjen dhe vendimmarrjen në qendër. Kurse, Kosova nuk do ndikojë aspak në ambiciet e tyre në Serbi, ku pastaj do të shndërrohen në një lloj agjensioni që i mbrojnë qytetarët e veriut nga pushteti qendror në emër të Serbisë”, deklaroi Berisha.