Projekti i Drejtësisë Botërore (WJP), e ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti.
Kurti përmes një shkrimi në Twitter, po ashtu ka shtuar se Kosova ka zënë vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.
“Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti.