Profesori universitar, Enver Bytyçi, po kërkon të mos bëhet panik, pasi që, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk guxon të futë ushtrinë e policinë në Kosovë.
Sipas tij, këtë nuk e lejon Rezoluta 1244.
Bytyçi në një postim në Facebook, shkruan se, Vuçiqi ka frikë se pëson sikurse Millosheviqi e Putini.
Postimi i plotë:
Mos bëni panik!
Nuk guxon Vuçiq të futë ushtrinë e policinë në Kosovë! Nuk e lejon Rezoluta 1244!
Por kryesorja: Ai ka frikë se pëson fatin e Milosheviçit e të Putinit!