Ky është i riu që vdiq në aksident në Podujevë

Aktuale

Ky është i riu që vdiq në aksident në Podujevë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:45 në Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe një biçikletë – ku për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka humbur jetën.

Siç ka mësuar media viktimë e aksidenti është 30-vjeçari Adnan Halimi.

Më tej, Borovci ka deklaruar se rruga që të çon drejt pikës kufitare në Merdar do të jetë e bllokuar, duke kërkuar nga qytetarët që t’u drejtohen rrugëve alternative.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat