Von der Leyen deklarohet pas takimit me Osmanin, ja çka thotë për vizat

Aktuale

Von der Leyen deklarohet pas takimit me Osmanin, ja çka thotë për vizat

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 13:08 më 27.10.2022
Ursula von der Leyen, Vjosa Osmani

​Osmani: Serbia po kërcënon me dhunë pse Kosova po e zbaton ligjin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po kërcënon me dhunë për shkak se Kosova po e zbaton ligjin. Derisa është përgjigjur për çështjen e konvertimit të targave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës, Osmani ka thënë se Kosova po e zbaton ligjin derisa ka shtuar që do të punojnë me të gjithë partnerët që të mos lejojnë skenarë ruse nëBallkanin Perëndimor.

E para e shtetit ka thënë se Kosova po i mbron të gjithë qytetarët pa dallim dhe si rezultat i kësaj Serbia po kërcënon me barrikada.

Osmani: Serbia po kërcënon me dhunë pse Kosova po e zbaton ligjin

“Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin, krejt kjo shpjegon gjithçka, pra Serbia kërcënon me dhunë pse Kosova po zbaton ligjin, pse Kosova po sigurohet për sundim të ligjit, kjo është ajo piktura e madhe që ne vazhdimisht insistojmë që të gjithë ta shohin, që është mbi të gjitha çështje e zbatimi të ligjit, çështje e respektimit të parimeve dhe standardeve evropiane e ndërkombëtare, të cilat Kosova po i respekton. E tëra që ne po bëjmë është se po e zbatojmë ligjin dhe po i mbrojmë qytetarët tanë pa dallim, dhe si rezultat i kësaj Serbia po kërcënon me dhunë dhe barrikada të cilat siç e dini janë shkelje e së drejtës së lirisë së lëvizjes”, tha Osmani pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian.

Presidentja tha se e gjithë puna e institucioneve të Kosovës është në koordinim të plotë me partnerët në mbrojtje të paqes, stabilitetit dhe demokracisë.

Osmani: Po punojmë me partnerët që të mos lejojmë skenarë rus në Ballkanin Perëndimor

“Ne do të punojmë bashkërisht me të gjithë partnerët tanë që të mos lejojmë që këto skenare ruse të kenë vend në Ballkanin Perëndimor dhe të mos lejojmë që përderisa Serbia ka zgjedhur të vallëzojë me melodinë e Putinit që të kenë rezultate në tensionin dhe destabilizimin e rajonin tonë. E gjithë puna jonë është në koordinim të plotë me partnerët dhe aleatët tanë që ta mbrojmë paqen, stabilitetin, ta mbrojmë demokracinë e arritur, por mbi të gjitha të sigurojmë sundim të ligjit dhe barazi para ligjit për gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie apo të ndonjë background”, tha Osmani.

Osmani tha se serbët në Kosovë të cilët ende nuk i kanë konvertuar targat nuk e kanë bërë këtë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që marrin nga strukturat ilegale kriminale.

Ajo tha se lufta e institucioneve të Kosovës është kundër bandave dhe për këtë tha se presin që të kenë përkrahje nga aleatët.

Osmani: Lufta jonë është kundër bandave, presim përkrahje nga aleatët

“Lufta jonë është luftë kundër bandave, në luftën tonë kundër bandave, në luftën tonë për sundim të ligjit, ne presim që të kemi përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve tanë në Bashkimin Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” shtoi ajo.

Lidhur me propozimin franko-gjerman, presidentja tha se kjo iniciativë do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Osmani: Detajet e iniciativës franko-gjermane do t’i mësojmë në javët dhe muajt në vazhdim

“Do të ketë takime të institucioneve të Republikës së Kosovës, natyrisht nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian edhe me palën gjermane edhe palën franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut, ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, të shpjegohen më në detaje. Sapo të merren të gjitha përgjigjet natyrisht që ne ato përgjigje do t’i shpalosim para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Von der Leyen: Çështja e targave do të zgjidhet pa krizë

Shefja e Komisionit e Evropian, Ursula von der Leyen në konferencë për media ka folur edhe për çështjen e targave.

Von Der Leyen është shprehur e bindur se çështja e targave do të zgjidhet pa krizë.

Ajo ka thënë se është e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet.

“Pyetja e dytë për targat. Shumë shkurt. Unë mendoj që është shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen në çdo shtet. Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duhet të shkoj siç duhet”, ka thënë von der Leyen.

“E di që ka një përpjekje për të gjetur një zgjidhje në dialog dhe gjithashtu ju uroj për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që po bëhen në kuadër të dialogut”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian.

​Osmani: Serbët që nuk i kanë regjistruar veturat me “RKS” janë të kërcënuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se presim që aleatët t’i mbështesin institucionet vendore në luftën kundër bandave.

Ajo tha se serbët e Kosovës që nuk i kanë konvertuar ende targat nuk e kanë bërë këtë për shkak të kërcënimeve.

“Po ju digjen shtëpitë, makinat, rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë, gjithë këto veprime të strukturave ilegale dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit te ligjit. Ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve te vazhdueshme. Lufta jonë është luftë kundër bandave, në luftën tonë për sundim të ligjit presim qe të kemi përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe të aleatëve”, tha Osmani

Osmani për planin ‘franko-gjerman’: Asnjëherë s’e kam mohuar ekzistencën e tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk e ka mohuar ekzistencën e dokumentit Franko-Gjerman.

Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, ajo tha se kjo iniciativë do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Do të ketë takime të institucioneve të Republikës së Kosovës, natyrisht nën udhëheqjen e BE-së, edhe me palën gjermane dhe palën franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut, ka për qëllim paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, të shpjegohen më në detaje.

Sapo të merren të gjitha përgjigjet, natyrisht që ato përgjigje do t’i shpalosim para qytetarëve tanë”, tha e para e shtetit.

Osmani për targat: Në luftën kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për çështjen e targave duke thënë se vendimi për t’i kthyer ato në RKS, nuk është bërë kundër qytetarëve serbë.

Ajo përmendi djegien e një veture mbrëmë në Leposaviq, e cila kishte rikthyer targat në RKS.

“Ta shohim kontekstin e targave nga një segment tjetër, e ajo është që ka një kohë të gjatë që qytetarët serbë të cilët po e respektojnë ligjin, po zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në ato që njihen me ligj, targa të Kosovës dhe po i largojnë ato të kohës së Millosheviqit.

Si rezultat i kësaj po u digjen shtëpitë, po u digjen veturat.

Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë, gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, njofton klankosova.

E para e shtetit tha se kthimi i targave në RKS nuk po bëhet kundër qytetarëve serbë.

“Kosova është rikonfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në gjithë Evropnë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta, veprimet janë për sundim të ligjit, barazi të të gjithëve para ligjit, assesi kundër qytetarëve tanë serbë, por edhe vet fakti që mbi 90 për qind të serbëve tashmë i përdorin targat ilegale në Republikën e Kosovës, është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë”.

“Ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme përfshirë me djegie të veturave e shtëpive, që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale. Lufta jonë është luftë kundër bandave, në luftën kundër bandave ne presim që të kemi përkrahjen e aleatëve tanë edhe në BE edhe në SHBA”.

Osmani i ankohet Von der Leyer për vizat: BE-ja të marr masa për integrimin e Ballkanit në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit një orësh, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.

Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se takimi me Von der Leyen tha se është vendimtare që BE-ja t’i qëndrojë pranë Kosovës në krizën që po ballafaqohet.

Madje sipas saj, ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarr masa për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.

Osmani u ankua se kosovarët janë të vetmit që mbesin të mbyllur për të lëvizur lirshëm në BE.

“Vizita juaj rikonfirmon përkushtim e KE-së për Kosovën. Është vendimtare që BE-ja të na qëndrojë afër dhe në krizën që po ballafaqohet Kosova e rajoni. Shpresojmë që përmes një bashkëpunimi të afërt të lehtësojmë përmirësimin në infrastrukturës së energjisë elektrike”.

“Ka ardhur koha që BE të ndërmarr masa në integrimin e vendeve në Bashkimin Evropian. E di që jeni pro anëtarësimit të atyre vendeve që duan të jenë pjesë e BE-së”.

“Ne sipas raportit radhitemi të parët në rajon dhe të dytët në Evropë në sundimin e ligjit dhe kjo konfirmon punën e institucioneve në sundim të ligjit, madje ende qytetarët mbesin të mbyllur për të lëvizur lirshëm në BE”.

“Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në raport me luftën në Ukrainë. Siç e dini, lufta në Ukraine ka shkaktuar tronditje në Evropë dhe madje kjo po e trondit edhe Kosovën, të cilët implikuan edhe në ekonominë zonë dhe globale”, tha tutje Osmani.

Presidentja e Komisionit Europian flet për punën e vizave pas “bisedave intensive” me Vjosa Osmanin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se ka pasur një “takim shumë të mirë” me “biseda shumë intensive”.

Ajo përsëriti si zakonisht se “Kosova e meriton liberalizimin e vizave”, ndërsa tha se do të përpiqen t’i bindin të gjithë ne BE që kosovarëve t’u hiqen vizat.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, tha Von der Leyen.

Ajo tha se e ka parë “përparimin që ka arritur Kosova” dhe tha se do të bëjnë gjithçka që Kosovës t’i hiqen vizat.

Osmani e Von der Leyen pas pak mbajnë konferencë për media

 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas pritjes nga kjo e fundit, mbajtën konferencë për media.

Tashmë gjithçka është gati që konferenca të fillojë dhe ajo është përgatitur që të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku në fakt është edhe presidenca.

Ndërkohë, në Kosovë, Ursula von der Leyen, do të pritet në takim edhe nga  kryeministri Albin Kurti.

Vizita e saj në Kosovë bëhet në kuadër të turit të saj ballkanik, ku do të vizitojë  vendet e Ballkanit Perëndimor.

----------------------------------------

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka mbërritur në Prishtinë nga Maqedonia e Veriut pas takimeve që ka zhvilluar atje në kuadër te turneut të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas Kosovës, ajo do të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi.

Nis takimi Osmani – der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka mbërritur në Prishtinë nga Maqedonia e Veriut pas takimeve që ka zhvilluar atje në kuadër te turneut të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas Kosovës, ajo do të vizitojë edhe Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat