Ngjarjet e datës 27 tetor 2022
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës organizon punimet konferencës së 42-të, të drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane. (Hotel Emerald, ora 8:30)
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Mundësi fotoje para godinës së Presidencës, ora 9:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes për fëmijë te shkolla e Gjelbër në Prishtinë. (Shkolla e Gjelbër, ora 9:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë se Kosovës, për Ministrinë e Mbrojtjes dhe për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:00)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon ceremoninë e lansimit të Strategjisë së Arsimit 2022-2026 në të cilën marr pjesë kryeministri Kurti, ministrja Nagavci, ambasadorë të shteteve të ndryshme, etj. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë e hapjes së Panairit të Punës 2022 në të cilin do të promovohen mundësi punësimi, praktikë, këshillim në karrierë, intervista pune, dhe trajnime nga kompanitë lidere të qytetit të Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 10:00)
Përrfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" priten nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Kabineti i ministrit Çeku, ora 10:00)
Akademia Ballkanike e Shkencave Mjeko-Ligjore dhe Kolegji AAB mbajnë konferencën e 13-të vjetore e Shkencave Mjeko-Ligjore. (Teatri “Faruk Begolli” i Kolegjit AAB, ora 10:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me ekipin e OKB-së UNKT do të mbajnë edicionin e 17-të, të ceremonisë “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë”. (Klan Arena, ora 10:00)
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani - Sadriu mbajn konferencë për media. (Përballë Presidencës, ora 10:05)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30‪)
Përrfaqësuesë francezë të misionit "Hauts-de-France në Kosovë" priten nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Kabineti i ministrës Gërvalla, ora 11:00)
Organizohet ekspozita dhe performanca "Gjuajtje në shenjë". (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:30)
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra do të mbajë konferencë për media në të cilon do të prezantojë Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publik. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 12:00)
Ambasada e Francës do të organizojë një konferencë me titull "Politikat publike në Francë" e cila do të hapet me një fjalë rasti nga Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Francës Olivier Guerot. (Kino Armata, ora 13:30)
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. (Beograd, ora 17:00)