Afati për konvertimin e targave në RKS, Kurti sërish ka një thirrje për serbët

Aktuale

Afati për konvertimin e targave në RKS, Kurti sërish ka një thirrje për serbët

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 10:26
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve serbë që t’i konvertojnë targat e tyre në RKS.

Derisa kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundimin e afatit të caktuar nga Qeveria për konvertimin e targave nga qytetarët serbë, Kurti shtoi që targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovë.

Ai po ashtu tha se sot kanë takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Kurti: Ftoj të gjithë qytetarët serbë të cilat i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të RKS

“Ne sot kemi takim me Ursula Von der Leyen, kemi aktivitetet tona ditore dhe ftoj të gjithë qytetarët serb të cilët i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Këtë koment, Kurti e bëri pas vënies së gurthemelit të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat