Deputeti ukrainas në Kuvend, ligjvënësit mbajnë një minutë heshtje për të vrarët në Ukrainë

Aktuale

Deputeti ukrainas në Kuvend, ligjvënësit mbajnë një minutë heshtje për të vrarët në Ukrainë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:01
Kuvendi i Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht në seancën e sotme, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtjeje në nderim të të vrarëve në Ukrainë në invazionin e nisur nga Rusia atje tash e 9 muaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që të ketë një botë më të sigurt në të ardhmen.

Konjufca: Ta mbajmë një minutë heshtje për të vrarët në Ukrainë

“Kemi hyrë në muajin e nëntë prej kur Federata ruse dhe regjimi diktatorial i Vladimir Putinit e sulmoi në mënyrë të paprovokuar shtetin e Ukrainës dhe popullin liridashës ukrainas. Dhe prej atëherë e gjithë bota demokratike është tmerruar prej masakrave të bëra nga regjimi i Putinit mbi popullin e pafajshëm të Ukrainës. Masakra si ajo e Buchas dhe shumë masakra të tjera të cilat ndodhen në Ukrainë janë pa dyshim akte të gjenocidit të këtij regjimi gjakatar mbi një popull të Evropës dhe mbi një shtet sovran të Kombeve të Bashkuara. Propozoj që Kuvendi i Kosovës për të gjithë ata të cilët u vranë prej regjimit të Putinit në Ukrainë, ta mbajmë një minutë heshtjeje. Të punojmë të gjithë së bashku që kriminelët të cilët i kryejnë këto krime ta gjejnë dënimin e merituar ashtu që ta kemi një botë më të sigurt në të ardhmen”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat