Deputeti ukrainas në Kuvend: Do të bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën

Aktuale

Deputeti ukrainas në Kuvend: Do të bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:04
Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha në Kuvendin e Kosovës se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid ashtu siç po kalojnë ukrainasit sot.

Goncharenko tha se do të bëjë gjithçka çfarë mundet që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë”, tha ai.

“Unë do të bëj çfarëdo që është në dorën time që t’ju ndihmoj në këtë”, shtoi Goncharenko.

Sikur shqiptarët më 1998-1999, Goncharenko tha se ukrainasit po luftojnë për pavarësinë e tyre.

“Ne ndjehemi shumë të afërt me ju, sepse edhe kosovarët kanë kaluar nëpër gjenocid. Ukrainasit janë duke kaluar nëpër këtë tani. Kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne tani jemi duke luftuar për pavarësinë tonë”, tha ai.

Deputeti më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat