Von der Leyen-Kurtit: Do t’iu mbështesim në çdo mënyrë që mundemi për vizat

Aktuale

Von der Leyen-Kurtit: Do t’iu mbështesim në çdo mënyrë që mundemi për vizat

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 13:16
Ursula von der Leyen dhe Albin Kurti

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Me të kanë biseduar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Von der Leyen ka thënë se Komisioni Evropian beson që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se tashmë diskutimet kanë rifilluar në Bruksel.

“Ne do të iu mbështesim në çfarëdo mënyre që mundemi”, ka shkruar ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat