​Murati priti ambasadorin e Finlandës, shprehen të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit

Aktuale

​Murati priti ambasadorin e Finlandës, shprehen të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 16:15
Foto nga vendngjarja

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se, ministri Murati e informoi ambasadorin Nissinen lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike në vend.

Po ashtu, ai e ka njoftuar për masat të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’u bërë ballë krizave të fundit globale me inflacion dhe energji.

Ministri dhe ambasadori Nissinen shprehën përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët mes Finlandës dhe Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat