Shteti serb nuk e ka lejuar zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin që të hyjë së Serbi.
Ai është kthyer parapa në Kosovë.
Media lidhur me këtë ka kërkuar kofirmim edhe nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, por i njëjti deri në publikimin e artikullit nuk ka dhënë përgjigje.
Sipas njoftimit të Qeverisë të mërkurën, Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.