Ky është momenti kur Bislimi njoftohet nga serbët se duhet të kthehet në Kosovë

Aktuale

Ky është momenti kur Bislimi njoftohet nga serbët se duhet të kthehet në Kosovë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 17:23
Delegacioni i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi

Delegacioni i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është kthyer prapa në Kosovë.

Kjo ka ndodhur në vendin e quajtur Velika Plana, rreth 85 km pa arritur në Beograd.

Në një deklaratë për median Bislimi tha se ata janë afruar deri tek Beogradi, e ku janë ndalur nga një veturë e policisë.

E aty, sipas tij, i është thënë se nuk mund të bëhet vizita për arsye të sigurisë.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, deklaroi Bislimi.

Zëvendëskryeministri nga Kosova sot do të merre pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.

Media ka publikuar pamjet derisa Bislimi dhe eskorta e tij kthehen për në Kosovë 80 km pa mbërritur në destinacionin e paraparë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat