Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë në aspect me trajtimin e mërgimtarëve.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar shifra që sipas tij, nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.
“Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.
Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se kur nuk ka nevojë për votën e tyre, Kurti i injoron në kërkesa mërgimtarët.
“Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre”, ka përfunduar Krasniqi.
Postimi i plotë: