​Haradinaj: Marrëveshja finale do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura

Aktuale

​Haradinaj: Marrëveshja finale do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, i rregullon raportet mes dyja vendeve.

“Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim.

Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.

Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat