Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka thënë se pavarëshit të gjithave Kosova duhet ta mbrojë kushtetutën e saj.
Ai ka thënë se “s'ka vend per kompromise, sepse plani i Ahtisarit ishte kompromisi i madh dhe i dhimbshëm”.
“Kosova është projekt amerikan dhe ajo nuk e lë përgjysëm punën që e ka nis, sepse është në interesin kombëtar amerikan”, shkruan ai
Shkrimi i plotë:
Breaking News/ Lajm i Fundit
Ndiqni Intervisten e editorit te The Washington Post, legjendarit Bob Woodward me Presidentin Trump, 20 intervista, 600 pyetjet dhe çmendurite e Presidentit, qe kurre s'i keni degjuar me pare
Edhe ne Amerike ka politikane te papergjegjshem, bile edhe nje ish-president, Trumpi, qe lavderoi Putinin, çmonte diktatorin koreano-verior, qe s'e dinte as ku gjindet Kosova, por i uli palaçot shqiptare e serb ne Oval Office, presidenti qe kalli cdo qytet amerikan me racizem, njeriu qe ia vuri flaken Capitoll Hill-it, njeriu qe e dergoi Grenell-in ne Ballkan te beje grusht shtet ne Prishtine dhe kur ai mbeti pa pune u shendrrua ne lobist serb. Edhe ne Amerike ka proserb, por Kosova eshte projekt amerikan dhe ajo nuk e le pergjysem punen qe e ka nis, sepse eshte ne interesin kombetar amerikan. A e mbani mend kur Grenell kercenonte me terheqje trupash amerikane nga Bondsteel, bile loboi edhe ne Shtepi te Bardhe dhe e shtyri edhe djalin e Trump-it ta kercenoj Kosoven. Atehere, kur media te caktuara kosovare lehnin Amelika, Amelika. Amerika ka shume 'filtra', dhe nese nje deshton eshte tjetri, sepse keshtu punon demokracia e konsoliduar, demokracia supreme.
Kam nje sygjerim per politikanet shqiptare ne pushtet, mos u besoni skenderrave e beterrave, Amerika nuk zemerohet nese ju mbroni interesin dhe kushtetuten e Kosoves, ajo do t'ju çmoj me shume, se sa kur thoni lepe. Eskobari eshte aty sot, ka te drejte te beje presion, ai nje dite do iki, por ne mbetemi aty te ballafaqohemi me problemet, nese nuk e mbrojme kushtetuten. Mjafte eshte mjafte, kur bashkesia nderkombetare vazhdon te kenaqi Vuciqin, vazhdon t'i leshoj pe nje krimineli lufte, ajo e ka gabuar adresen. Ne jemi ne rrugen e drejte dhe te zotit, dhe s'ka vend per kompromise, sepse plani i Ahtisarit ishte kompromisi i madh dhe i dhimbshem. Mos veproni si ata qe na sollen marrevshje te demshme. Amerika, s'na braktis sepse jemi ne te drejton tone. God bless Amerika!