Ushtaraku shqiptor-amerikan Muharrem Maralusha, ka folur për vizitën e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq në Serbi.
Maralusha pohon se, kjo vizitë ishte për më lajmërua Vuçiqin për vendimin e targave që Kosova do ta marr me 1 nëntor.
Gjenerali shkruan se, Rakiqi i thotë Vuçiqit që në veri do të shpallin si shtet të pavarur dhe i kërkojnë Serbisë që ta pranojnë, por shton se Vuçiqi e këshillon me pritë pasi një hap i tilël do ta drejtonte Serbinë drejt katastrofes.
Postimi i plotë:
VIZITA E RAKIQIT NË BEOGRAD DHE ARSYEJA PËR VIZITË.
Vizita e fundit e delegacionit të serbëve të veriut në Beograd është për me e lajmërue Vuçiqin se nëqoftëse me 1 nëntor vendimi i afatit të targave nuk anulohet (shtyhet), Rakiqi i thotë Vuçiqit se ata (serbët e veriut) do ta shpallin veriun e Kosovës si një shtet të pavarun dhe kërkojnë që qeveria e Serbisë duhet me e pranue.
Rakiqi i thotë Vuçiqit se ata e kanë mbështetjen solide të Putinit dhe se janë në kontakt të përditshëm me të (me Putinin).
Vuçiqi trajnohet dhe i këshillon me pritë se një hap i tillë do ta drejton Serbinë drejt një katastrofe. Dhe e këshillon Rakiqin që të qetësohen dhe të mos i qet gaz zjarmit.