Huruglica: Është trishtim nëse shteti i lejon qytetarët të tërheqin kursimet e tyre pensionale

Aktuale

Huruglica: Është trishtim nëse shteti i lejon qytetarët të tërheqin kursimet e tyre pensionale

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 22:39
Naim Huruglica

Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica ka folur për Projektligjin për tërheqjen e Trustit.

Huruglica ka thënë se trusti nuk duhet të ndahet për publikun.

“Trusti nuk duhet të ndahet për publikun. Pavarësisht faktit që në momentet e caktuara kur sheh këtë shkallë të inflacionit dhe këtë gërryerje të mjeteve që janë në Trust, prapë se prapë kthehem te ajo arsyeja tjetër se ne jemi duke e ndarë fatin me pjesën e tjetër të botës”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se është “trishtim” nëse shteti i lejon qytetarët të tërheqin kursimet e tyre pensionale.

“Problemi më i madh qëndron te guximi apo liria që të shkatërrojmë një sistem që e kemi ndërtuar që 22 vite. Për mua është trishtim nëse shteti i lejon njerëzit që të tërheqin kursimet e tyre pensionale dhe kur arrin moshën 65 vjet ata nuk kanë se çfarë të marrin”, theksoi Huruglica. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat