Ish-ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka folur për marrëveshjen Kosovë Serbi.
Ajo ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë vulën amerikane.
Ajo ka thënë se te ndërkombëtarët marrëveshja finale është në top 5 prioritet dhe se siç po shihet do të arrihet së shpejti.
Sa i përket njohjes reciproke, ajo thotë se nuk është tragjike nëse në këtë fazë nuk ka njohje reciproke, teksa ka shtuar se Kosova duhet të jetë unike dhe opozita të flasë njëzëri për dialogun.