Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është veteran mashtrues dhe se duhet ta dorëzojë kartelën e veteranit të UÇK-së.
Haradinaj në RTV Dukagjini ka deklaruar se kur kryeministri Kurti del e flet për veteranët, duhet t’i vjen turp e menjëherë duhet te heqë dorë nga kartela e veteranit.
“Kushdo që ka jetu në Kosovë gjatë kohës së luftës, e din a ka luftu a s’ka luftu ky veteran mashtrues. Kur del flet për veteranët, duhet t’i vjen turp e menjëherë duhet te heqë dorë nga kartela e veteranit, duhet ta dorëzojë librezën. Është e pandershme të kesh librezë të veteranit nëse nuk ke luftu.
Kryeministri nuk merr vesh as për luftë e as për ushtri. Nëse dyshon për keqpërdorim për çështjen e veteranëve e ka të drejtën absolute ta hetojë, i ka gjitha mekanizmat dhe institucionet e drejtësisë. Një kryeministër që del në foltore e ofendon është vetëm demagog”, deklaroi Haradinaj