“Kurti po krijon situatë artificiale në veri, që t’i ikë përgjegjësisë për marrëveshje finale”

Aktuale

“Kurti po krijon situatë artificiale në veri, që t’i ikë përgjegjësisë për marrëveshje finale”

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:24
Mimoza Ahmetaj

Të dielën përfundon afati për kthimin e targave ilegale në RKS.

E, pavarësisht kërkesës së SHBA-ve, QUINT-it dhe BE-së, kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të afatit për 10 muaj, ashtu siç u kërkua.

Ish ministrja e Integrimit dhe ish-konusllja e Kosovës në Strabsurg, Mimoza Ahmetaj, thotë se Kurti po krijon kriza artificiale në veri, derisa sipas saj qëllimi është ikja nga dialogu dhe përgjegjësia për arritjen e marrëveshjes.

“Kurti është duke krijuar kriza artificiale në veri me qëllim që ta shpërqendrojë vëmendjen nga situata rreth marrëveshjes me Serbinë. Targat janë shkas ndërsa shkaku i vërtetë është ikja nga dialogu dhe përgjegjësia që e ka për arritjen e marrëveshjes”, vlerëson ajo.

Ahmetaj uron të mos ketë tensione pasi nuk e meriton policia jonë, teksa shton se në këtë situatë që është vendi, ka nevojë për një lider që gjen zgjidhje ndaj problemeve.

“Unë uroj të mos ketë tensione sepse nuk e meriton policia jonë të trajtohet në mënyrën siç është trajtuar në situatat e kaluara me qëllim menaxhimin e tensionet e krijuara në veri. Situata në të cilën është vendi ka nevojë për një lider me kurajo, dije dhe vullnet për të ofruar zgjidhje ndaj problemeve”, deklaron Mimoza Ahmetaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat