Profesori universitar, Ujkan Bajra foli rreth mundësisë së tërheqjes së kursimeve pensionale teksa theksoi tha se tani nuk është momenti të tërhiqet Trusti.
Bajra tha se kohë më parë edhe ai e kishe menduar se mund të preket Trusti me një vëmendje të shtuar, por tani thotë se nuk është momenti të tërhiqen paratë nga ky fond.
“Trusti kur është kërkuar të tërhiqet, tash nuk është momenti me u tërheq, por kur është kërkuar të tërhiqet e deri në gusht.. Shtrohet pyetja kush i kompenson ato para pasi që ato para janë të para të miat”, tha ai.
Më tej, ai tha se Kosova e ka të ndërtuar një sistem të Trustit Pensional që e bazon në bazën e vetë kontribuuesve teksa bëri edhe krahasime me vende të perëndimit për të cilat tha se participimet e të hyrat janë dy në raport me një, domethënë, 20 milionë futen në Trust, 10 milionë dalin paguhen kontributdhënësit.
“Shembull derisa unë të shkoj në pension si kontributdhënës ndoshta norma e kthimit është negative, prapë shtrohet pyetja se kush ma siguron mua humbjen në Trust, prandaj për këtë mendoj se nuk është koncept shumë i qëlluar”, shtoi Bajra.