Deputeti ukrainas, Olekseiy Goncharenko ka thënë se në Parlamentin e Ukrainës, kanë krijuar një komision, të quajtur Komision i Miqëve të Kosovës.
Goncharenko më tej, ka treguar se është kryetar i këtij komisioni, dhe se për qëllim kanë të informojnë ukrainasit për përkrahjen e Kosovës drejt tyre.
“Dua të ju informoj se e kemi krijuar në Parlamentin e Ukrainës, Komisionin e Miqëve të Kosovës, dhe kam nderin që jam kryetar i këtij komisioni.
Dhe, kjo është me deputetë të partive të ndryshme, bashkëkryesuesja vjen nga partia në pushtet dhe qëllimi ynë është që të informojmë popullin ukrainas, për pozicionimin tuaj dhe përkrahjen për Ukrainën, prandaj ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe kjo vizitë shkon në këtë drejtim.”, ka thënë ai.