Reagon Arianit Koci për bllokimin e rrugëve në Prishtinë – parashtron pyetjen epike për qytetarët!

Aktuale

Reagon Arianit Koci për bllokimin e rrugëve në Prishtinë – parashtron pyetjen epike për qytetarët!

Nga: M.H. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 09:42
Arianit Koci

Ka filluar sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas njoftimit, testimi do të vazhdojë deri të dielën

Kjo situatë ka sjellur kolona të mëdha në kryeqytet duke pasur gjithashtu reagime në lidhje me gjendjen.

Për këtë situatë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Ai u shpreh se Prishtina ka problem serioze me komunikacion dhe se tollovia po shtohet çdo ditë, përcjell “Bota sot”.

Koci jep dy zgjidhje mirëpo jep edhe komentin epik: “A jam i vetmi që nuk jam nervoz sot në kaosin që është shkaktuar?”.

Postimi i plotë

Sot vërtetë rrugët janë bllokuar, por edhe ditëve tjera nuk është shumë më mirë.

Duhemi me u pajtu: Prishtina ka problem serioz me komunikacion.

Tollovia po shtohet çdo ditë.

Prandaj, i kemi dy zgjidhje:

- Me e ndalu krejt qarkullimin në qendër;

- Me e bërë ma para hyrjen në qendër të Prishtinës.

Natyrisht, mundemi me e vazhdu njejtë, por sot pesë vite, problemi ka me qenë edhe më i madh.

P.s

A jam i vetmi që nuk jam nervoz sot në kaosin që është shkaktuar?

A po e dini pse?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat