Rama flet për kolonat: Ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

Aktuale

Rama flet për kolonat: Ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 11:12
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për kritikat e shumta në drejtim të tij pas tollovisë së shkaktuar nga testimi i unazës njëkahore në kryeqytet.

Ai, në një evenimet në festivalin “Manifesta”, në formë ironike është shprehur se është njeriu më i urryer aktualisht në Prishtinë.

“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit.

Kujtojmë se testimi i unazës njëkahore të kryeqytetit ka shkaktuar tollovi e bllokadë totale në Prishtinë.

Ky vendim është kritikuar me të madhe nga qytetarë e figura publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat