Kjo është agjenda e mbledhjes së sotme të Qeverisë

Aktuale

Kjo është agjenda e mbledhjes së sotme të Qeverisë

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 14:42
Qeveria e Kosoves

Zyra për media e kryeministrisë ka bërë të ditur se sot në orën 16:00 do të ketë një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, megjithatë në njoftimin për media s’kanë dhënë detaje lidhur me agjendën dhe temat që do të diskutohen.

Media ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes që do të mbahet sot.

Pika e parë është “Shqyrtimi i Projektligjit për ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës”, pika e dytë është “Shqyrtimi i Drafti të Raportit Nëntëmujor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës” dhe pika e tretë është “shqyrtim i propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energjisë”.

Ndërsa është edhe një pikë e katërt ku priten të diskutohen tema “të ndryshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak minutash ka bërë të ditur se nga ndërtesa e Qeverisë do të flasë për çështjen e targave, kërkesës ndërkombëtare për shtyrje dhe për punën e dialogut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat