Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se në rast të viktimave si pasojë e trazirave përgjegjësinë e mban Qeveria e Kosovës.
Ai iu është referuar mundësisë së përshkallëzimit si shkak i konfiskimit të veturave serbe që qarkullojnë në Kosovë dhe nuk bartin targat RKS pas 31 tetorit.
“Kur ishte në opozitë, Albin Kurti organizonte protesta e trazira të dhunshme. Kur kishte të lënduar e viktima, fajin ua adresonte autoriteteve qeveritare.
Ama tash kur e drejton qeverinë, ai duhet të kuptojë se nëse provokon trazira, mund të përballet me izolim ndërkombëtar dhe e dyta, nëse ka viktima, përgjegjësia është e qeverisë”, shkroi Krasniqi në Facebook.