Serbia nuk e la të hynte në Beograd, Bislimi gjen mënyrë tjetër “të shkojë” në konferencë

Aktuale

Serbia nuk e la të hynte në Beograd, Bislimi gjen mënyrë tjetër “të shkojë” në konferencë

Nga: N.E. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:52
Besnik Bislimi

Serbia e kishte kthyer dje ende pa arritur në Beograd, zëvendës kryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke thënë se nuk garantohet siguria e tij.

Bislimi do të duhej të merrte pjesë në konferencën me temë “temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”.

Por, Bislimi nuk do të mbetet pa pjesëmarrje të paktën virtuale, shkruan "Bota sot".

Sipas një komunikate dërguar redaksisë së gazetës "Bota sot”, zv.kryeministri Besnik Bislimi, do të marrë pjesë online në në panelin e diskutimit, në kuadër të "Belgrade Security Conference" organizuar në Beograd, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.

Kujtojmë, se mos lejimi i tij në Beograd kishte sjellë reagime të shumta, duke kritikuar Serbinë për mos normalizimin e raporteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat