Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se ka ftuarat në takim kryetarët e komunave veriore lidhur me pagesën e energjisë elektrike në veri të Kosovës.
Kurti nuk dha ndonjë datë të saktë të këtij takimi, teksa shtoi se do të diskotohet edhe për targat.
“Shefi i stafit Luan Dalipi ka ftuar në takim kryetarët e komunave veriore lidhur me pagesën e energjisë elektrike në veri të Kosovës, dëshirojmë të diskutojmë për këtë, por jo vetëm për këtë. E tash do t’i kemi do tema, do ta kemi këtë temë, si dhe do ta kemi edhe temë e targave kurdo që do të ndodhë ai takim”, tha ai në konferencë për media.
Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për sekuencim të vendimit për targat, ku nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë vetëm qortim për pronarët e veturave që do të kenë targa ilegale, nga 21 nëntori deri më 21 janar gjobë, nga 21 janari deri më 21 mars do të ketë targa provuese.