Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe UNKT, për arritjen e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ishin në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Sipas Qeverisw, gjatë takimit u theksua gatishmëria për koordinim të mëtejmë dhe angazhim produktiv, në arritjen e progresit në Kornizën e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.