Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar se buxheti për FSK-në për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro.
Murati ka thënë buxheti për FSK-në për vitin e ardhshëm është 20 % më i lartë sesa që ka qenë për vitin 2022.
“ Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, deklaroi Murati.
Kurse, kryeministri, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.