Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar projektligji për buxhetin e vitit 2023.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se gjithsej buxheti do të jetë 3.2 miliardë euro, duke shtuar se kjo është shifra më e lartë ndonjëherë.
“Shumë punë e përkushtim është bërë nga stafi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, por edhe nga organizatat buxhetore tjera, për të kompletuar një buxhet kaq voluminoz”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam projektligjin për buxhetin e vitit 2023.
Gjithsej buxheti do të jetë 3.2 miliardë euro, që është shifra më e lartë ndonjëherë.
Shumë punë e përkushtim është bërë nga stafi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, por edhe nga organizatat buxhetore tjera, për të kompletuar një buxhet kaq voluminoz. Andaj i falenderoj edhe njëherë që të gjithë dhe u jam mirënjohës për bashkëpunimin shembull.
Fundjavë të këndshme!