Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për vendimin e Qeverisë për shtyrjen e afatit për targat.
Qalaj tha se nuk e di se me cilin ligj do të impelementohet vendim Qeverisë.
“Nuk e di me cilin ligj do ta implementojnë këtë vendim të Qeverisë. Te puna e qortimit, nuk e di a do të jetë me shkrim, a do të evidentohen, këto qortime a do të evidentohen në databazën qe e ka Policia e Kosovës dhe sa herë duhet qortuar një njëri për atë periudhën kohore sa është 20 ditë. Kur fillon faza e gjobitjes me çfarë ligji do të fillon t’i gjobit, a do të jetë ligji për kundërvajtje dhe nëse është po, atëherë çfarë do të ndodhë me targa”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Qalaj thotë se Qeveria Kurti i bëri 2 vite dhe ende janë më keq sesa praktikantët.
“Shumë njerëz dhe parti politike e kanë quajtur qeveri e praktikantëve, po të ishin qeveri e praktikantëve, praktikanti e ka një afat kohor gjashtë apo 7 muaj. Këta i bën 2 vite dhe prapë janë më keq se praktikantët”, theksoi ai.