Daut Haradinaj: Është mirë me dëgju Amerikën

Aktuale

Daut Haradinaj: Është mirë me dëgju Amerikën

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 19:58
Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë zbatimin definitiv të vendimit për targat deri më 21 prill dhe ta zbatojë atë me një plan të përshkallëzuar masash.

Haradinaj ka shkruar shkurt, duke thënë se është mirë të dëgjohet Amerika.

“Është mirë me e dëgju Amerikën”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Departamenti i Shtetit ka reaguar, duke shprehur “zhgënjim” me Qeverinë e Kosovës. SHBA kishte kërkuar që ky vendim të shtyhej plotësisht për 10 muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat