Lushaku-Sadriu për Kurtin: Përtej dëshirës për dramë, vendimet duhet të jenë serioze

Aktuale

Lushaku-Sadriu për Kurtin: Përtej dëshirës për dramë, vendimet duhet të jenë serioze

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 22:32
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e re e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

Lushaku-Sadriu në një shkrim në Facebook, duke folur për kryeministrin Kurti, ka pyetur se a “tash e paska marrë vesh që paska implikime në sigurinë e vendit?”.

Ajo shtoi se përtej dëshirës për dramë, vendimet duhet të jenë serioze e në interes të Kosovës.

Lushaku-Sadriu tutje ka shtuar se interesi është të arritja e marrëveshjes me njohje reciproke, e cila sipas saj, vjen vetëm në bashkëpunim me ShBA-në e BE-në.

Postimi i plotë i Lushaku-Sadriu:

Kryeministri e paska shtyer afatin për zbatimin e marrëveshjes për targat. Tash, e paska marrë vesh që paska implikime në sigurinë e vendit?! Zbatim me shkallë e qortim?!

Përtej dëshirës për dramë, vendimet me ndikim në politikën e jashtme duhet të jenë serioze e në interes strategjik të Kosovës; jo të përdoren për ngjallje të sentimenteve populiste e krijim të përceptimeve të gabuara te qytetarët.

Interesi madhor është arritja e marrëveshjes gjithpërfshirëse me njohje reciproke. Këtë e arrijmë veq në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat