Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.
Kurti dhe Mustafi kanë nënshkruar bashkë një Memorandum të Bashkëpunimit.
Kështu ka njoftuar zyra e Kryeministrit.
Ata kanë thënë se “ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës”.