Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sërish për vendimin e qeverisë rreth shkallëzimit të masave për targat ilegale.
Tash kryeministri ka njoftuar në gjuhën angelze, dhe për audiencën e Twitterit.
Kurti ka vlerësuar se vendimi është në përputhje me sundimin e ligjit, dhe garanton paqe e siguri.
“Qeveria jonë miratoi sot zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka deklaruar Kurti në Twitter.
Edhe pas shkallëzimit të vendimit për targat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera që kryeministri i Kosovës nuk e ka shtyrë plotësisht vendimin.
Today our Govt approved gradual implementation of the policy on illegal license plates announced in June, which our int'l partners confirm is fully compliant w/ Brussels agreement. The implementation decision ensures rule of law on the one hand, and peace & security on the other. pic.twitter.com/TXV67JpAVw
— Albin Kurti (@albinkurti) October 29, 2022