Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka treguar se plani franko-gjerman për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë është i mjegullt dhe pa detaje.
Sipas tij, ky dokument ka vetëm qëllime të përgjithshme dhe asgjë specifike.
Ai ka thënë evropianët flasin shumë por rrallë i bëjnë vepra fjalët.
“Ideja gjermano-franceze është shumë e mjegullt dhe pa detaje. Madje as s’mund të quhet propozim sepse ka vetëm qëllime të përgjithshme – asgjë specifike. Mendoj se kushdo që e ka shkruar, nuk ka qenë i përfshirë në rajon sepse nuk arrin të flas për asnjë detaj. Palët nuk do të nënshkruajnë diçka që s’është specifike – e kanë mësuar mësimin që evropianët flasin shumë por rrallë i bëjnë vepra fjalët”, ka thënë Grenell.