Bashkëpartiaku i tij e ka nënshkruar, Lutfi Haziri “akuza” ndaj VV-së: E kanë bërë asociacioni si fjalë  “të ndytë”, nuk lejojmë lëkurë të leopardit

Aktuale

Bashkëpartiaku i tij e ka nënshkruar, Lutfi Haziri “akuza” ndaj VV-së: E kanë bërë asociacioni si fjalë  “të ndytë”, nuk lejojmë lëkurë të leopardit

Nga: N.E. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 18:55
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka vendosur të japë mendimin e tij rreth asociacionit dhe zgjidhjes së tij.

Haziri përmes një fotografie artistike dhe një shkrimi të vendosur në thonjëza ka shkruar se Asociacionin fjalë “të ndytë” dhe mosbesim te qytetarët e ka bërë Vetëvendosja.

Ai ka shtuar se “Nuk lejojmë pushtet të tretë dhe krijimin e lëkurës së leopardit në hartën e Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se bashkëpartiaku i Hazirit, në atë kohë kryeministër kishte nënshkruar marrëveshjen e Asociacionit me komunat me shumicë serbe më 25 gusht  të vitit 2015 në Bruksel. Ende e pa implementuar, por po kërkohet që si e tillë të krijohet pa kompetenca ekzekutive

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat