Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

Aktuale

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 08:26
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut, pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Deri tani atje kanë vdekur 151 persona, ndërsa të lënduar janë 82.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat