Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka reaguar pasi kryeministrja serbe Ana Brnabiq, mbrojti Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq, duke i paraqitur ata si mbrojtës të Serbisë në Kosovë.
Kurti ka thënë se Brnabiq u dha publikisht kurajo atyre për të vazhduar me krimet e tyre në veri të Kosovës, përcjell Bota sot.
Sipas tij, kryeministrja serbe po mbështet bandën më të madhe kriminale në Evropë.
Reagimi i Kurtit në Facebook:
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, haptas dhe pa rezerva mori në Kuvendin e Serbisë anën e SNS-së, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq, duke i paraqitur ata si mbrojtës të Serbisë në Kosovë.
Ajo iu dha publikisht atyre fuqi dhe kurajo shtesë për të vazhduar krimin e tyre në veri të Kosovës duke frikësuar popullatën serbe që jeton në Kosovë.
Me këtë veprim ajo haptazi dhe pa mëdyshje e mbështeti grupin e bandës më të madhe të organizuar kriminale në Evropë.
Edhe me bekimin e Aleksandar Vuçiqit tani Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq mund vazhdojnë me krimet e tyre duke e patur mbrojtjen e plotë nga qeveria e Serbisë!