​Menduh Vlashi, kryetar i AAK-së në Han të Elezit

Aktuale

​Menduh Vlashi, kryetar i AAK-së në Han të Elezit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Menduh Vlashi, kryetar i AAK-së në Han të Elezit.

Në kuadër të konsolidimit të degëve të Aleancës, pas kërkesës për lirim të kryetarit të deritashëm të degës në Han të Elezit, Zaim Bela, Kuvendi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Hanit të Elezit, ka zgjedhur sot kryetarin e ri të degës, Menduh Vlashi.

Sipas AAK-së, të pranishmit kanë falënderuar ish kryetarin Zaim Bela për aktivitetin e kontributin e tij shumëvjeçar.

Njëherit kanë ofruar përkrahje e mbështetje për kryetarin e sapozgjedhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat