Vlora Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit, nuk guxojmë të biem në atë grackë

Aktuale

Vlora Çitaku: Kosova nuk është e Albin Kurtit, nuk guxojmë të biem në atë grackë

Nga: M.L. Më: 30 tetor 2022 Në ora: 18:54
Vlora Çitaku

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova nuk është e kryeministrit Albin Kurti, por shtëpia jonë e përbashkët.

Në një postim në Facebook ajo ka hedhur kritika ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shnëdërruar në mohim ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Kosova nuk është e Albin Kurtit. Kosova është mëmëdheu ynë. Shtëpia jonë e përbashkët.

Qeveritë shkojnë e vijnë, e Kosova është e përjetshme.

Opozita e mëhershme, padurimin ndaj udhëheqësve të kohës e ka shndërrua në mohim ndaj Kosovës dhe gjithçkaje.

Nuk guxojmë të biejm në atë grackë.

Kosova e ëndrrave tona ka me u jetësu.

Bashkë. #PDK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat